Të akuzuar për disa vjedhje në Belgjikë, bien në pranga 3 “skifterët” shqiptarë
07/03/2024 10:23
Policia belge ka arrestuar tre shqiptarë të dyshuar për disa vjedhje në Hageland, të gjitha në fillim të shkurtit, në Linter dhe Zoutleeuw.
Policia pranë Mechelen kontrolloi një makinë ku ndodheshin tre shqiptarë të cilët nuk mund të shpjegonin arsyen pse ndodheshin në Belgjikë. Sakaq, makina rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me një makinë të lidhur me disa vjedhje.
Përveç kësaj, nga hetimet dhe kontrollet e telefonave celularë të tre shqiptarëve, të moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, rezultoi se lidheshin gjithashtu me vjedhjet në Hageland.
Kështu u bashkuan pjesët e enigmës, duke bërë që të tre atë të shkojë pas hekurave.
Top Channel