
24/02 22:34
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në Odesa të Ukrainës, që ndodhi në kohën kur qytetin po e vizitonte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Një ditë më parë, në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Takimi zgjati 45 minuta, ku Kyriakos Mitsotakis u shpreh se Greqia është në anën e tyre. Takimit i parapri nga lëshim i raketës balistike nga Rusia, me kundërmasa të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase.
Nga shpërthimi humbën jetën tre persona.
Top Channel