“S’ta nxë goja ta thuash…”, Lela përplaset me Luarasin, pedagogia: Rama përdor batuta, Berisha atakon gratë dhe vajzat në politikë

07/03/2024 12:22

“Politika me batuta” ishte tema e shtuar në studion e “Top Stroy” me Grida Dumën, e cila ngjalli debate mes të ftuarve.

Ishte pedagogia Iris Luarasi e cila analizoi mënyrën e komunikimit në publik të figurave kryesore politike në vend, teksa tha se Berisha sulmon gratë dhe vajzat, ndërsa Rama përdor batuta.

Ndërkohë Alfred Lela tha se Berisha bën sulm politik, por Rama bën batuta personale me individët, batuta që sipas tij janë jo etike.

“Berisha në gjithë 30-vjeçarin e tij e ka pjesë të ligjëratës atakimin e grave dhe vajzave. E ka edhe sot. Kryefjala e Berishës tani më shumë se Edi Rama, është Linda Rama dhe vajza e saj. Kjo për mua në politikën shqiptare është e gabuar dhe nuk i jep një qasje pozitive. Nga pikëpamja e komunikimit politik, liderët kanë një targetgrup që u drejtohen. Berisha i drejtohet një publiku konservator, tradicional. Nuk mendoj se është vetë pjesë e karakterit, sesa si përkthehet në vota. Ndërkohë zoti Meta… që nuk do shikoja vetëm, por të unifikuar me Kryemadhin. Në pikëpamje PR, ata kanë sjelle totalisht të ndryshme, Meta bën rolin e tradicionalit, ndërsa Kryemadhi një rol modern”, tha ai.

“Te Rama është elementi që përpiqet të kapi pjesën moderne të shoqërisë, ose dhe atyre që janë tradicional, por që u pëlqen kjo gjë. Batutat që mbaj mend nga Rama është kënga për Tiranën, që ishte një risi. Mbaj mend dhe batutën që ka bërë ndaj zotit Mustafaraj kur kandidonin të dy për bashkinë e Tiranës. Nuk dua ta përmend se ka qenë batutë e fortë dhe agresive dhe nuk do doja ta artikuloja me gojën time”, u shpreh ajo, ndërsa menjëherë më pas ndërhyri Alfred Lela.

“Ka qenë shkelje etike? Se nuk guxoni ta thoni, por e mbani mend si batutë të mirë. Pra kur Rama i fyen kundërshtarët politikë, është çun i mirë, ndërsa kur Berisha i sulmon politikisht, është i keq. Ngatërron sulmin politik dhe batutat personale”, tha Lela.

“Nuk po them që është batutë e mirë… batuta ka qenë si kundërpeshë e asaj që i tha Mustafaraj, por ishte realisht kundrapeshë e rëndë shumë. Por kjo është ajo që mbahet mend. Nuk po them cilat janë batuat e mira të Ramës, por ato që ngelen në mendje”, tha Luarasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA