Prej katër muajsh e zhdukur/ Policia publikon foton e gruas, kush ka informacion të kontaktojë

07/03/2024 12:22

Një grua rezulton e humbur prej katër muajsh në kryeqytet.

Sipas policisë, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e saj në 15 nëntor 2023.

Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.

DVP Tiranë kërkon mbështetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112.

Top Channel