Përdhunimi e vrasja e bjelloruses së ardhur në Poloni, trondit opinionin vendas (fotot)

07/03/2024 18:10

“Ajo kishte ardhur në Poloni për një jetë më të mirë por jetën ia morën”.

Tragjedia e një gruaje që ishte larguar nga vendi i saj Bjellorusia, e cila ishte përdhunuar brutalisht dhe më pas ishte vrarë, ka dërguar valë tronditjeje në Poloni.

Vendi nuk kishte asnjë precedent të ngjashëm me këtë lloj dhune dhe shumë polakë nuk dine si ta shpjegojnë.

Njerëz në zi nga e gjithë Polonia kishin ardhur për të bërë homazhe për bjellorusen e re që vdiq nga sulmi në rrugët e Varshavës në fund të muajit që shkoi.

Disa raportime vendase thanë se kishte pasur dëshmitarë në krim që nuk kishin vepruar. Policia tha më vonë se gruaja e njohur si Liza ose Lizaveta ishte gjetur pa ndjenja natën e 25 shkurtit, dhe kishte vdekur disa ditë më vonë në spital si rezultat i mbytjes që kishte pësuar gjatë sulmit.

Kryeqyteti polak ka pritur shumë bjellorusë që largohen nga vendi prej politikave të ndryshme atje, ashtu si dhe refugjatë ukrainas që largohen nga lufta, shkruan rrjeti britanik TheIndependent.

Aktivistë nga tre shtete kishin ardhur në eventin përkujtimor në vendin e krimit në qendër të Varshavës, duke vendosur lule e ndezur qirinj për viktimën.

“Ajo erdhi në Poloni për një jetë më të mirë por ia morën jetën”, tha në fjalën e saj në ceremoni Maja Stasko. “Ajo ishte vetëm këtu. Tani ne jemi këtu për atë.”

Zyrtarët thonë se aktualisht një i ri vendas me precedentë penalë është i dyshuar për krimin, i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje.

FOTO GALERI
1/3
Përdhunimi e vrasja e bjelloruses së ardhur në Poloni, trondit opinionin vendas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA