Kioto ndalon turistët nga zona e Geisha-ve prej sjelljeve ‘jashtë kontrolli’ (fotot)

07/03/2024 18:33

Rrugicat e ngushta të zonës së famshme të Geisha-ve virtuoze japoneze në Kioto, tani do të jenë të hapura vetëm për artistë, rezidentë dhe klientë.

Zyrtarët e qytetit thanë se vendi do të mbyllet për turistët “paparacë” që bezdisin gratë e famshme tradicionale, duke nisur nga pranvera.

Zyrtarët e lagjes historike të Gion po ndalojnë turistët kuriozë në rrugët e rrugicat ku strehohen geisha-t dhe maiko-t (adoleshentet që trajnohen si geisha) pas disa vitesh ankesa për trazirat e fotografive.

Gion është nga atraksionet më të njohura turistike të qytetit ku vërshojnë mijëra njerëz që vizitojnë Kioto, të cilët tentojnë të fotografojnë gratë tradicionale, të njohura për kiminot e zbukuruara, fytyrat e ngjyrosura me të bardhë, dhe talentet e tyre te bukurisë e zbavitjes.

Zyrtarët thanë se do të mbyllin zonën prej prillit edhe pse aty gjenden shumë restorante e bare çaji, duke e lënë hapur vetëm për rezidentët, geishat e klientët, shkruan e përditshmja kineze ‘South China Morning Post’.

Në 2019, autoritetet nisën të lëshonin gjoba për bezdisje të geishave, pas raportimeve se vizitorë të huaj i ndiqnin për t’i fotografuar, i preknin kiminot apo paruket e tyre të sofistikuara dekorative.

Në gjuhën japoneze fjala ‘geisha’ do të thotë “person i artit,” këngëtare e kërcimtare që luan në samisen (instrument tradicional me tela), teksa geishat janë gjithashtu një model perfeksioni kulturor që duhet të dinë të bëjnë bisedë virtuoze, të dinë të mirëmbajnë lule, të performojnë në ceremonitë e çajit apo të shkruajnë me kaligrafi ornamentale.

FOTO GALERI
1/5
Zyrtarët e qytetit thanë se vendi do të mbyllet për turistët “paparacë” që bezdisin gratë e famshme tradicionale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA