I goditi me një shishe, tifozët izraelit përleshen me egjiptianin në Greqi

07/03/2024 17:30

Olympiacos pret në shtëpi Maccabi Tel Aviv në kuadër të fazës së 1/8-tave në Conference League. Tifozë të shumtë izraelitë kanë udhëtuar drejt Athinës teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet.

Një egjiptian ka provokuar turmën e izraelitëve duke goditur një prej tyre me shishe dhe duke e lënë të plagosur lehtë. I menjëhershëm reagimi i ultrasve të Maccabit që iu kundërvunë egjiptianit duke e goditur me shkelma dhe grushta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel