De Zerbi: Roma kundërshtar i vështirë, por ne luajmë për të shkruar historinë e Brighton-it!

07/03/2024 07:43

Roma-Brighton pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të raundit të 1/8-ave të Europa League.

Duke folur për mediet në prag të takimit të parë mes tyre që do të luhet në “Olimpico”, trajneri i skuadrës angleze, Roberto De Zerbi u shpreh fillimisht se janë të vetëdijshëm që do luajnë ndaj një skuadre të fortë, por theksoi se duan të shkruajnë historinë dhe e dinë sa vlejnë si skuadër.

“Unë e respektoj De Rossin sepse është miku im, ngjajmë shumë si njerëz, aq sa vajzat tona janë bërë shoqe sepse kemi të njëjtat vlera. E vlerësoj atë që tha për mua, Roma ishte e fortë me Mourinhon dhe po ashtu është e fortë edhe me De Rossin. Ne nuk kemi përvojë në Europë, por kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin. Ne e dimë se në çfarë stadiumi luajmë, por e dimë se çfarë vlejmë dhe çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë dhe jemi krenarë. Ne nuk luajmë vetëm për çerekfinale, ne luajmë sepse po shkruajmë histori dhe po bëjmë diçka të paimagjinueshme, për gjithçka që Brighton është, diçka për të cilën ndiejmë shumë fort”-deklaroi trajneri italian. /Supersport

Top Channel