Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë hap dyert, Rama: Këtë vit përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore

06/03/2024 17:31

Në prag të 7 marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, njëkohësisht shkolla më e madhe e ciklit fillor në qytet, hapi dyert për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, me infrastrukturë të rindërtuar.

Shkolla ofron kushte optimale me kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne për nxënësit e saj.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnjë, ku së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa u ndal për të vizituar mjediset e reja të shkollës.

“Kjo është shkolla e rikonstruktuar “Skënder Libohova”, që ka një kapacitet mbi 600 nxënës, dhe ku falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Lushnje tashmë është në kushtet më të mira dhe me standardet më të larta, klasa të shtuara.” – u shpreh Ministrja Manastirliu, teksa stoi se synimi është që shkolla të kthehet në një qendër komunitare.

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës tha se me shtesën e re të godinës është eleminuar edhe mësimi me turne.

“Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1960, ndërkohë që në këto vite kishte marrë vetën një lyerje dhe asgjë lloj rikonstruksioni. Duke qenë shkolla më e madhe e ciklit fillor, mësimin e zhvillonte pasdite, duke qenë se nuk i përmbushte kapacitetet si godinë. Ne me projektin e ri kemi bërë një shtesë të godinës nga 200 metër katrorë për secilin kat dhe në total shkon 851 metër katrorë për secilin kat të kësaj shkolle.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës përshëndeti edhe një grup nxënësish që po luanin basketboll, ndërsa nuk nguroi të merrte topin dhe të bënte kosh.

“Që të dilni kampion duhet të dobësoheni çik”, u tha Rama.

“E bën e bën, ka emocione”, tha Rama.

Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA