Emri/ Abuzonte dhe kërcënonte prej 11 vitesh vajzën e të dashurës, arrestohet në Greqi 36-vjeçari shqiptar (FOTOT)

06/03/2024 22:40

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të vajzës së të dashurës.

Ka qenë 25 vjeçarja M. T, ajo që ka denoncuar në komisariatin e Eginas se njerku i saj, Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, për abuzim seksual prej vitit 2013.

Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpati, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës. Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Gjatë marrjes në pyetje, 25 vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur në orën 00.00 të 5 marsit, në banesën ku jetonin. 25-vjeçarja është çuar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA