Policia britanike ka gjetur një Ferrari të veçantë që i përkiste ish-pilotit të Formula 1, Gerhard Berger.
F512M Testarossa ngjyrë e kuqe, me vlerë më shumë se 350,000 £, u vodh në Imola në vitin 1995 ndërsa turmat u dyndën në garën e madhe të qarkut italian.
Makina luksoze ishte vjedhur nga hoteli ku Berger po qëndronte në Imola. Madje thuhet se piloti austriak kishte tentuar të ndalonte hajdutët, ndërsa më pas i ndoqi me makinën Volksëagen Golf të mikut të tij.
Ferrari 355 gri i Jean Alesi u vodh gjithashtu në të njëjtën kohë dhe nuk është gjetur ende. Scotland Yard tha se makina kishte udhëtuar në Japoni përpara se të shihej në Londër, ku do t’i shitej një blerësi amerikan.
Në janar, Policia Metropolitane mori një raport nga Ferrari se kishte kryer kontrolle në një makinë të blerë nga dikush në SHBA nëpërmjet një ndërmjetësi britanik në vitin 2023. Hetimi zbuloi se ishte një automjet i vjedhur.’
Gone in 60 seconds… case solved by the Met in 4 days after a 28 year mystery.
Through international enquiries and working with the @NCA_UK, officers recovered Gerhard Berger’s Ferrari which was stolen in Italy in 1995.
Find out more 👇https://t.co/UnwRqwLcLa pic.twitter.com/3hIlF8WStS
— Metropolitan Police (@metpoliceuk) March 4, 2024
Makina mbërriti në Britani në fund të vitit 2023 dhe kur u konfirmua se i përkiste Berger, Scotland Yard e sekuestroi dhe nuk mund të eksportohej. F512M është një version më i fuqishëm i Testarossa, me një shpejtësi maksimale prej 315 km/h. Ai shkon nga 0 në 160 kilometra (100 mph) në rreth 11 sekonda.
Janë prodhuar vetëm 500 makina Ferrari të këtij lloji.
F512 M në fjalë i përket një prej grupeve të fundit të makinave. Pronarët e saj (të paligjshëm) kishin shtuar sensorë parkimi, një timon jo standard dhe një levë tjetër marshi.
Top Channel