6 milion euro ishte shifra që këngëtarja e njohur Rihanna mori për pjesëmarrjen e saj në dasmën e djalit të multimiliarderit indian.
Në studion e “Ftesë në 5”, paneli i të ftuarve diskutoi lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se shifra është tepër e lartë, por që është e drejta e gjithkujt që t’i harxhojë paratë ashtu siç dëshirojnë.
Suela Koçibelli u shpreh se do ishte mirë që gjithë këto para të bëheshin bamirësi, për bursa ose vajza që kanë nevojë të shkollohen. Por, kjo fjali është kundërshtuar nga Albatrosi, i cili ka thënë se këto fjalitë për bamirësi janë populizma.
Pjesë nga diskutimi:
Albatrosi: Kjo është llafollogji koti, kjo është populiste, populizëm i shpifur
Suela: Vetëm populizëm nuk është
Albatrosi: Sa lekë i kë dhënë sot për bamirësi?
Suela: Unë kam 15 vite që punoj dhe bëj bamirësi të njerëzit
Albatrosi: Lëri 15 vite, sot sa ke dhënë
Suela: Sot kam dhënë 4 orë mësimi dhe ky është kontributi që unë jap
Top Channel