Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë mëngjes.

Ai iu përgjigj fletëthirrjes për t’u paraqitur në orën 10:00 në SPAK dhe qëndroi për dy orë.

Ende nuk dihet se përse prokurorët e posaçëm e thirrën ministrin e Mbrojtjes.

Më herët, ai është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Në vitin 2019, Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të Peleshit, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA