Gruaja vritet në derën e gjykatës, Anila Hoxha: Institucionet duhet të sigurojnë mbrojtje civile, jo vetëm urdhrin në letër

05/03/2024 10:00

Gazetarja Anila Hoxha, e  ftuar në “Zona Zero” me Milaim Zekën, ka theksuar rëndësinë e sigurisë së mbrojtjes sociale, nga institucionet përkatëse, në rastet e viktimave të dhunës.

Një ndër këto ngjarje, është rastri tragjik i gruas në Elbasan, e cila u vra në derën e gjykatës nga bashkëshorti i saj, teksa po shkonte për të divorcohej.

“Ne kemi një mekanizëm që duket shumë i bukur, kemi koordinator vendor për dhunën, ne kemi institucione që duhet të sigurojnë mbrojtje sociale, jo vetëm urdhrin që është në letër. Historia ka treguar, p.sh para gjykatës së Elbasanit, gruaja shkoi të divorcohej, Liljana Buzo, dhe ai e vrau para derës së gjykatës. Koordinatori vendor, pushteti lokal, drejtoritë arsimore, psikologët mund të deklarojnë këtë dhunën e fshehtë. Kjo copa e letrës e tillë mbetet, duhet të ketë mekanizma të tjera që ta bëjnë të dhunuarën më të pavarur. Në momentin që nuk e ke shfuqëzuar edhe ekonomikisht, që të distancohet vërtetë, jo teorikisht nga dhunuesi”, tha Anila Hoxha.

Top Channel