Gruaja e zhdukur dy javë më parë gjendet e vrarë pranë burimit natyror në SHBA (fotot)

05/03/2024 21:34

Një grua që ishte zhdukur dy javë më parë duke lënë prapa qenin e saj shtëpiak, është gjetur e vrarë në një zonë pyjore në Tennessee, SHBA, në atë që babai saj quan “makthi më i keq i një prindi”.

44 vjeçarja Emily Bradley, u shpall e zhdukur më 21 shkurt, tre ditë pasi ishte parë për herë të fundit në shtëpinë e saj në East Nashville, teksa kishte braktisur dhe qenin e saj të terapisë emocionale, thonë miqtë e saj.

Trupi i saj u gjet pranë burimit në parkun Buena Vista Pike, teksa shkaku i vdekjes ishte nga trauma e nje goditjeje.

“Makthi i çdo prindi është të jetojë më shumë se fëmijët e tij, dhe më pas të kuptosh që fëmijën ta kanë vrarë,” tha babai i Bradley, Nick, për rrjetin lokal WKRN duke shtuar se bija e tij kishte një “karakter të gjallë e shkëlqyes.”

Lajmi duket se konfirmoi frikat e pridnërve të Bradley, teksa babai tha më herët se “shpresonin për më të mirën por dhe përgatiteshin për më të keqen”.

Bradley ishte larguar nga shtëpia me makinë në 18 shkurt me mjetin e saj 2014 Chevrolet Cruze, që ende nuk është gjetur.

Kamerat e kishin pikasur atë në autostradën e Hendersonville më 21 shkurt, por nuk kuptohej kush po drejtonte mjetin.

Babai i Bradley beson se është një çështje dhune shtëpiake por nuk bëri më shumë komente.

Policia tha se nuk ka ende të dyshuar deh as motiv për ngjarjen deh ka bërë apel për informacione.

Miqtë e saj thanë se ishin vënë në alarm kur panë se ajo kishte braktisur qenin e ‘mbështetjes emocionale’, por nuk thonin se përse ajo kishte nevojë për qenin e saj.

“Kur ajo nuk mori në telefon për të tretën ditë, mendoja për më të keqen. Shpresoj që ata të kenë një të dyshuar”, tha babai i saj.

Emily ishte një dashamirëse kuajsh, pëlqente muzikën dhe kërcimin.

“Ajo kishte shumë impakt te njerëzit që donte, punonte gjithmonë për të tjerët”, shton ai.

Miqtë e të ndjerës i bënin homazhe në rrjetet sociale: “Nuk kam fjalë për ty e dashur mikeshë. Ishe aq e shtrenjtë për mua. Do t’i ruaj përgjithmonë kujtimet,” shkruante një përdorues.

Një tjetër i njohur shtonte: “Ti ishe energjia e një feste, do të kesh një vend të veçantë aty lart”.

Babai i saj shtonte për rrjetin WKRN: “Të paktën e morëm përsëri që ta qajmë. Tani ne të bëjmë përpara me mbylljen e jetës së saj dhe policia të punojë për gjetjen e dënimin e vrasësit”.

FOTO GALERI
1/3
44 vjeçarja Emily Bradley, u shpall e zhdukur më 21 shkurt, tre ditë pasi ishte parë për herë të fundit në shtëpinë e saj në East Nashville

Top Channel