I ftuar në “Procesin Sportin”, gazetari Artan Hoxha ka treguar një episod të ndodhur në Greqi me arbitrat dhe problematikat që kanë me këta të fundit.
Ai tha se Greqia gjithnjë ka pasur probleme me arbitrat, aq sa është dashur që të ndërhyjë vetë kryeministri grek, për shkak të problemeve dhe sherreve që ndodhnin.
“Greqia pati një problem shumë të madh me arbitrat… u detyrua Greqia merrte arbitra të huaj, arriti puna deri aty se Mitsotakis shkoi në UEFA dhe i ofroi garanci, sepse dhe arbitrat e huaj i rrahën në aeroport të Athinës arbitrat polak. U fut vetë kryeministri… ndërkohë në një muaj u luajt pa tifozë. Dhe pse morën një nga arbitrat më të mirë, prapë kishin problem, dhe e kishin te Federata. Ne nuk e kemi këtë situatë, dhe nëse na vjen ndonjë italian, na vjen për ndonjë qokë”, tha Hoxha.
Top Channel