Trump në fletëvotim, Sekretarja e Shtetit në Kolorado: Jam e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Lartë

04/03/2024 17:16

Sekretarja e Shtetit e Kolorados, Jena Griswold u shpreh “e zhgënjyer” nga vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të lejuar emrin e Trump si kandidat në fletën e votimit në Kolorado.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale pasi u dha vendimi pro Trump, Griswold shkroi: “Kolorado duhet të jetë në gjendje të ndalojë kryengritjet që thyejnë betim nga fleta jonë e votimit”.

Vlen të theksohet se, Gjyqtarët hodhën poshtë njëzëri vendimin e Kolorados për të skualifikuar Trump nga votimi paraprak republikan. Vendimi i Kolorados vuri në dukje veprimet e Trump rreth sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij, por në vendimin e tyre të shpallur të hënën në mëngjes, gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi ka fuqinë për të zbatuar dispozitën, jo shtetet.

Votuesit republikanë në Kolorado dhe më shumë se një duzinë shtetesh të tjera do të shkojnë në kutitë e votimit të martën për të zgjedhur kandidatin presidencial të partisë. Donald Trump i është përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë që Kolorado nuk mund ta skualifikojë atë nga zgjedhjet presidenciale republikane duke shkruar “Fitore e madhe për Amerikën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA