Trump fiton në Gjykatën e Lartë, kandidat zyrtar në fletën e votimit në Kolorado! Ish-presidenti: Fitoi Amerika!

04/03/2024 16:11

Gjykata e Lartë të hënën riktheu emrin e ish Presidentit Donald Trump në fletëvotimet e zgjedhjeve paraprake në garën presidenciale të këtij viti, duke hedhur poshtë përpjekjet e disa shteteve për ta mbajtur përgjegjës Trump për trazirat në Kapitol.

Një ditë para zgjedhjeve paraprake të Super të Martës, gjykatësit vendosën se shtetet nuk mund të fusin në përdorim nenet e Kushtetutës të shkruara pas Luftës Civile amerikane, për të hequr nga fletëvotimi kandidatët presidencialë. Sipas Gjykatës së Lartë, kjo e drejtë i takon Kongresit.

“Fitore e madhe për Amerikën!!!” shkruajti Trump në platformën e tij sociale menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Ky vendim u jep fund përpjekjeve në shtetet si Kolorado, Illinoi dhe Mein për ta hequr emrin e Trump nga fletëvotimi, ndërsa ai është kandidati kryesor republikan për të fituar emërimin e kësaj partie, për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 kundër kandidatit demokrat Joe Biden, përpjekje që kulmuan me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Top Channel