Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj ka debatuar me moderatoren e “Top Story”, Grida Duma sa i përket opinionit se nëse një biznes është i lidhur me deputet apo drejtues të shtetit, është zonë e ndaluar që të kryhet kontroll nga nënpunësi i administratës shtetërore.
Ndërsa Duma mori shembull personal që për disa ndërhyrje të vogla në pronën e saj i është nevojitur të dorëzojë letrat në shtet, Xhaferraj mori rastin e një biznesmeni italian, i cili sipas tij, e mbylli biznesin pas 30 ditësh sepse nuk e linin tatimet të punonte.
Sipas Xhaferrajt, nuk duhet të ndëshkojë Kryeministri pasi prandaj ekzistojnë një sërë institucionesh dhe rregullash që e sjellin automatikisht ndëshkimin.
“Nëse unë shoh që kryeministri 2-3 vite më parë merrte në telefon një pensionste nga Fieri, duke i thënë ‘ta shkarkova drejtorin e legalizimeve’, kjo më tregon mua se institucioni është bërë copë sepse kjo është psikologjia që shteti jam unë. Kjo ka degraduar një armatë të tërë nënpunësish”- tha Xhaferraj, duke shtuar se kjo “nuk është Shqipëri apo Europë, por Afrikë”.
“Kryeministri duhet ta japë llogarinë bazuar në kufizimet e institucionit, jo në të qenurit i pari i Shqipërisë. Në qoftë se Edi Rama erdhi në 2013-ën dhe gjeti një Shqipëri që për histori, traditë dhe aspekte të caktuara, funksionon dashuria klanore që ne e duam unin e të parit, pra e trashëgoi këtë edhe nga PD-ja, ai ka bërë hapa mbrapa duke instaluar 100% kulturën e të parit dhe nënpunësi shqiptar del nga mëngjesi deri në darkë për të mos u sjellë sipas setit të rregullave dhe normave që i dikton institucioni, por rregullave dhe normave që i dikton funksionimi klanor“- përmbylli Xhaferraj.
Pjesë nga biseda:
Xhaferraj: Lidhur me këtë rast po të shohësh legjislacionin shqiptar jemi 100% në BE. Si ligjet edhe VKM-të i kemi me standartet e BE-së. Kemi një Kod Pune, kemi një ligj të 2010-ës për sigurinë në punë, kemi një VKM të 2012-ës për kantieret e përkohshme. Pra është rregulluar me trajnime dhe kualikfikime dhe nga pikëpamja e legjislacionit jemi në BE, por nga pikëpamja se si sillet nënpunësi jemi në vendet më të largëta të Afrikës. Unë kolegun deputet e kam në Komision të Sigurisë dhe i kam uruar shërim të shpejtë. Këtu nuk lidhet me emrin e kolegut, por me deputetin. Po u fol për deputetin, për nënpunësin e administratës shtetërore është zonë që nuk duhet të kalojë. Nëse investimi realizohet nga dikush që nuk e njeh askush, i ke të 32 inspektoriatet aty. Të nxijnë jetën sepse është krijuar mendësia. Në qoftë se në Shqipëri kemi vuajtur gjithmon nga konsolidimi institucional, me qeverinë e Edi Ramës institucioni është bërë copë.
Duma: Pra s’ka lidhje me emrin e deputetit, por institucionin po thua ti?
Xhaferraj: Nuk ka lidhje me emrin, po qe se është investimi i deputetit të gjitha llojet e inspektoriateve dhe nënpunësve e kanë zonë që nuk duhet të shkojnë.
Nuk më rezulton kjo, s’është fare e vërtetë sepse unë kur kam bërë 5 rregullime të vogla në pronën time private shteti nuk ka ardhur. Ka ardhur, kam cuar letrat, ka kërkuar letrat, nuk është fare e vërtetë Ferdinant. Nuk mund të thuash që çdo deputet…
Xhaferraj: Që të jemi të sinqertë qoftë ju dhe qoftë unë, ne kemi një imazh publik dhe nuk jemi ne njerëzit që e testojmë këtë.
Duma: Atëherë nuk po flasim për institucionin e deputetit pra.
Xhaferraj: Në mënyrë automatike për mënyrën se si është ndërtuar kjo strukturë ne i kemi ato përfitime. Ty inspektoriati nuk të vjen dhe nëse të vjen nuk të vjen aq sa i shkon të panjohurit. Kam pasur një rast, një biznesmen italian në Durrës, hapi biznesin dhe e mbylli për 30 ditë sepse për çdo ditë i shkonin tatimet.
Nëse unë shoh që kryeministri 2-3 vite më parë merrte në telefon një pensionste nga Fieri, duke i thënë ‘ta shkarkova drejtorin e legalizimeve’, kjo më tregon mua se institucioni është bërë copë sepse kjo është psikologjia që shteti jam unë. Kjo ka degraduar një armatë të tërë nënpunësish.
Duma: Por ka karakter ndëshkues kjo që thua ti.
Xhaferraj: Nuk duhet të ndëshkojë kryeministri. Janë një sërë institucionesh dhe rregullash që e sjellin automatikisht ndëshkimin.
Duma: Unë nuk dua të bëjë avokatinë e asnjërit, por dua vetëm të them se kur i referohemi një çështje, ne nuk e dimë se si është çështja më tej.
Xhaferraj: Nuk ka nevojë ta dish si çështje, nuk duhet të ndodhë që kryeministri telefonon një grua dhe pushon nga puna. Nuk është Shqipëri apo Europë kjo, për mua është Afrikë.
Duma: Kështu duhet të jetë, madje për mua kryeminiistri jep shumë pak llogari dhe flet shumë pak me gjuhën e thjeshtë.
Xhaferraj: Kryeministri duhet ta japë llogarinë bazuar në kufizimet e institucionit, jo në të qenurit i pari i Shqipërisë. Për mua, në qoftë se Edi Rama erdhi në 2013-ën dhe gjeti një Shqipëri që për histori, traditë dhe aspekte të caktuara, funksionon dashuria klanore që ne e duam unin e të parit, pra e trashëgoi këtë edhe nga PD-ja, ky ka bërë hapa mbrapa. Nuk e pa asnjëherë të udhës që të thoshte se unë do ta çojë dy gisht përpara këtë shoqëri për ta larguar nga kultura e të parit, duke e çuar drejt institucionit. Ky e ka instaluar 100% kulturën e të parit dhe nënpunësi shqiptar del nga mëngjesi deri në darkë për të mos u sjellë sipas setit të rregullave dhe normave që i dikton institucioni, por rregullave dhe normave që i dikton funksionimi klanor.
Duma: Pse vitet e para nga 2013-ta deri në 2015-2016 nuk kanë qenë ndëshkimore?
Xhaferraj: Nuk ka rëndësi se si vjen ndëshkimi, ai është ndëshkim i pammerituar në qoftë se vjen nga imponimi jo institucional, por nga autoriteti i të parit.
Top Channel