Shtyu seancën për revokimin e masës “arrest shtëpie” për Berishën, GJKKO tregon arsyen: Ish-kryeministri refuzoi të firmoste fletëthirrjen

04/03/2024 16:30

Mungesa e firmës së ish-kryeministrit Sali Berisha në fletëthirrjen për seancën ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, u bë shkak që seanca të shtyhej.

Gjykata thotë në reagimin zyrtar se ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar fletëthirrjen nga Berisha, e konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues “arrest në shtëpi“, nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në 8 mars, në orën 09.00.

Pas këtij vendimi, reagoi avokati Genc Gjokutaj, sipas të cilit vendimi është politik, madje tha se “gjyqtar i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA