Red Radoja, pianisti fin dhe i biri i artistit të mirënjohur Guljelm Radoja prezantoi një pjesë të punës së tij etnomuzikologjike, në Akademinë e Shkencave.
Radoja ka botuar disa studime të tilla deri tani kryesisht mbi eposin e veriut por edhe mbi shumëzërëshin e jugut.
Hulumtimi mbi elementin muzikor përbën një nga aspektet më pak të zhvilluara të studimeve mbi eposin në tërësi. Mjafton të vihet në dukje se, me përjashtim të punimit Muzika e eposit heroik legjendar (1989) të Ferial Dajës, ende sot nuk ka asnjë studim monografik kushtuar muzikës së eposit legjendar shqiptar. Prandaj edhe puna e Radosë është dëshmi e një pasurimi që ka përftuar në këto vite ajo që mund të quhet etnomuzikolgjia shqiptare.
Kumtesa parashtroi disa pika të origjinalitetit të muzikës së eposit të shkrirë me poezinë që e dallon nga variantet e Ballkanit.
Ai ka studiuar për piano dhe dirigjim pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.
Më tej ai i ka thelluar studimet e veta në këto dy fusha edhe në konservatorët e Strasburgut dhe të Dizhonit, por ka studiuar edhe muzikologji në universitetin e Strasburgut.
Top Channel