Momente drithëruese! Tronditet Ronela Hajati, dëgjon zërin e të atit të ndjerë, shpërthen në lot: S’di si të reagoj

04/03/2024 13:09

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është përballur me një surprizë të vërtetë teksa ishte e ftuar në “Muzikë kur dëgjoj kur dëgjoj”, në “E Diell”.

Përveç miqve të saj më të ngushtë që i erdhën në skenë për t’i treguar sa shumë e duan dhe e vlerësojnë, ajo u kthye vite pas, teksa në studio u vendos një audio ku dëgjohej zëri i babait të saj të ndjerë. E shoqëruar me pas edhe me një video ku Ronela shihej në krah të tij, në një nga përvjetorët e ditëlindjes.

Ky moment ka qenë një emocion i madh për këngëtaren, e cila nuk mundi dot që t’i mbante lotët.

“Më keni sjellë të gjithë njerëzit që jo i kam afër zemrës, por i kam ne zemër. Nuk di si të reagoj. Më keni bërë një surprizë shumë të bukur…”, u shpreh Ronela, ndërsa ishte e përlotur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA