![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Konfirmohet më e keqja për lojtarin e Sassuolos, Domenico Berardi.
Sulmuesi italian u dëmtua në ndeshjen ndaj Hellas Verona dhe në analizat e kryera këtë të hënë, klubi italian konfirmoi dëmtimin e rëndë të 29-vjeçarit.
Berardi vuan një dëmtim në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë dhe të martën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
E sigurt është se ky sezon konsiderohet i përfunduar për Berardin që duhet të harrojë edhe pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë aty ku Italia e tij do të përballet me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Rikthimi në fushë parashikohet vetëm në vitin 2025./ SuperSport
Top Channel