A ishte ish-Presidenti Trump një “kryengritës”? Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk trajton sulmin në Kapitol

04/03/2024 17:49

Opinioni i Gjykatës së Lartë të së hënës nuk trajton drejtpërdrejt nëse veprimet e ish-presidentit Donald Trump më 6 janar 2021, e cilësojnë atë si një “kryengritës”, duke anashkaluar kështu çështjen me të cilën luftonin gjykatat në Kolorado.

Argumentimi i Gjykatës vuri në dukje se gjykatat më të ulëta në Kolorado i gjetën deklaratat e ashpra të Trump para sulmit në Kapitol si përfshirje në një “kryengritje”, sipas kuptimit të Kushtetutës. Mirëpo, në opinionin e saj trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë të SHBA-së vendosi të mos i kthehej asaj çështje, duke vendosur pro Trump pa u thelluar në veprimet e ish-Presidentit.

Një shumicë prej pesë anëtarësh nga gjykata tha në vendimin e së hënës se Kongresit do t’i duhej të miratonte një mekanizëm zbatues përpara se shtetet të mund të hiqnin kandidatët federalë nga votimi bazuar në Amendamentin 14-të. Katër anëtarë të gjykatës – tre liberalët, plus gjyqtarja Amy Coney Barrett – nuk u pajtuan me vendimin.

Dispozita kryesore e Amendamentit të 14-të, Seksioni 3, thotë pjesërisht:

“Asnjë person, i cili pasi ka bërë më parë një betim … për të mbështetur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, më pas është përfshirë në kryengritje ose rebelim kundër të njëjtit vendim, ose ka dhënë ndihmë ose ngushëllim për armiqtë prej saj, nuk duhet … të mbajë asnjë detyrë (funksion zyrtar) … në Shtetet e Bashkuara.”

Kjo shumicë prej pesë anëtarësh tha se Kushtetuta e SHBA i jep Kongresit fuqinë për të vendosur se si duhet të bëhen këto përcaktime. “Dispozita përkatëse është Seksioni 5, i cili i mundëson Kongresit, sigurisht që i nënshtrohet rishikimit gjyqësor, të miratojë ‘legjislacionin e duhur’ për të ‘zbatuar’ Amendamentin e Katërmbëdhjetë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA