Vodhi bizhuteri dhe sende me vlerë në dy banesa brenda 24 orëve, arrestohet 36-vjeçari në Kuçovë

03/03/2024 11:28

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet si autori i dy vjedhjeve në Kuçovë.

Dyshohet se ai ka vjedhur bizhuteri dhe sende me vlerë në dy banesa brenda 24 orëve.

36-vjeçari E.K dyshohet se gjatë orëve të para të datës 2 mars ka vjedhur në banesën e shtetasit E. Z. dhe në banesën e shtetasit Ç. K., bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel