
Ushtria e Shqipërisë komuniste arriti të vendoste nën armë të gjithë shtetasit mbi 16-vjeç.
Stërvitjet ushtarake dhe mësimi ushtarak ishte i detyrueshëm ndërsa armatimi i mbledhur si ndihmë nga bashkimi sovjetik e më pas Kina, ishte i jashtëzakonshëm.
Por në Shqipëri u ndërtua edhe një industri ushtarake e cila bënte remontin e aviacionit, mjeteve të rënda, tanke dhe autoblinda si dhe prodhimin e armëve të këmbësorisë dhe municionet e tyre. Në uzinën e Poliçanit u arrit të prodhohen disa lloje armësh. Që nga pushka 10 korriku deri tek automatiku shqiptar, prodhimi i fundit në vitin 1982.
Nga kjo industri kanë mbetur vetëm disa gërmadha që është shumë e vështirë të ringjallen. Ndërsa specialistët që punonin dikur në këtë industri tani janë në moshë të thyer. Në uzinën ushtarake të Poliçanit punonin 5 mijë persona. Ndërsa sot janë vetëm rojet ushtarake. Ish-punonjësit e uzinës tregojnë se çfarë ka mbetur. Myftar Mbrati ka punuar 40 vite në uzinë, ai thotë se gjithçka është shkatërruar dhe shitur për skrap.
Sazan Hoxha një ish-punonjës i kësaj uzinë shprehet se të hapet kjo uzinë është shumë e vështirë pasi aty mungojnë gjërat më elementare.
Top Channel