Kultivimi u ullirit, fermerët e Vloshit me pritshmëri të larta këtë vit

03/03/2024 12:41

Fermerët e Vloshit janë të njohur për kultivimin e ullirit falë kushteve klimatike dhe terrenit kodrinor të kësaj zone.

Sipas statistikave të sektorit të bujqësisë në Bashkinë Roskovec, në Njësinë Administrative Kurjan, rreth 70 % e fondit të tokës bujqësore është e mbjellë me ullinj. Të nxitur edhe nga çmimi i rritur i vajit ullirit në treg fermerët kanë shfaqur prirje për të shtuar sipërfaqet e mbjella. Këtë vit vetëm në këtë njësi janë mbjelle 6000 rrënjë ullinj më tepër.

Nebi Caushi, një nga fermerët e Kurjanit që zotëron rreth 5000 rrënjë ullinj ka treguar se këtë vit ka një pritshmëri të lartë të prodhimit të ullirit.

Në këtë zonë nuk ka më toka të lira për t’i marrë me qira pasi po shfrytëzohen nga vetë fermerët për të shtuar sipërfaqet me ullinj.

Top Channel