Bylisi mposht Tomorin dhe ruan kreun, Flamurtari bie dhe dorëzon vendin e tretë

03/03/2024 17:15

Bylisi vijon ecurinë pozitive në Kategorinë e Parë, teksa pasditen e sotme ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Tomorit në Ballsh, duke u shkëputur përkohësisht 5 pikë para Elbasanit të vendit të dytë.

Mallakastriotët vuajtën në shumë se zakonisht, megjithatë shënuan ne amë të Ruçit e Kibe, ndërsa për beratasit barazoi përkohësisht Hysolli.

Fitore bindëse mori edhe Vora, që mposhti Besën e Kavajës me shifrat 3-0 dhe u ngjit përkohësisht në vendin e tretë, duke parakaluar Flamurtarin, me këta të fundit që u mposhtën në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Burreli.

Prengaj, Rraboshta e Qardaku shënuan për Vorën në suksesin e sotëm, ndërsa Burreli u nderua nga Ferruku ndaj Flamurtarit.

Bënë detyrën edhe dy skuadrat e tjera të zonës Play Off të renditjes, Apolonia dhe Korabi, Fierakët mposhtën me rezultatin 2-0 Kastriotin, ndërsa në Peshkopi, Korabi triumfoi 2-1 ndaj Lushnjës.

Në orën 18:00 Elbasani do të presë në shtëpi Luzin, me synim marrjen e tre pikëve për të ndjekur Bylisin kryesues. Gara për ngjitjen direkte në Superiore është vendosur tashmë, me Bylisin dhe Elbasanin që janë të shkëputura dhe vijojnë duelin vetëm për titullin kampion, ndërsa Vora, Flamurtari, Korabi dhe Apolonia do të synojnë elitën nëpërmjet Play Off-it, një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.

REZULTATET:

VORA-BESA 3-0
Prengaj 47′, Raboshta 49′, Qardaku 64′

BYLIS-TOMORI 2-1
Ruçi 17′, Kibe 64′ / Hysolli 40′

FLAMURTARI-BURRELI 0-1
Ferruku 49′

APOLONIA-KASTRIOTI 2-0
Umejiego 28′, Bejzade 38′

KORABI-LUSHNJA 2-1
Çema 26′, Kasalla 90+5′ / Olola 47′

Top Channel