Sherr me thika në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një person që u largua me vrap 14 muaj më parë, i gjithë mundi i Nikolin Çukajt me 50.000 rrënjë bimë dekorative ishin nën ujë pasi përmbytjet kishin përfshirë të gjithë fshatin e Obotit.
Sot, falë kushteve atmosferike të përshtatshme, në këtë fshat fatmirësisht nuk ka përmbytje, ndonëse në vitet e fundit, në këtë periudhe, fshatarët janë përballur sistematikisht me vërshimin e ujërave. Fermerin, Nikolin Çukaj, këtë herë e gjejmë në krye të detyrës duke i shërbyer, luleve dekorative.
Sikur të kishin garanci për të mos u përmbytur, fermeri thotë se e gjithë zona e Obotit, do të kishte një tjetër zhvillim.
Aktualisht, e gjithë familja Çukaj i është kushtuar prodhimit të luleve dekorative me mbi 40.000 bimë në vit, pjesën me të madhe, i shet për tregun Italian.
Top Channel