Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Disa orë pas shpërthimit shkatërrues me dy viktima dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela, grupi hetimor ka rinisur hetimet në kantier në Lushnjë.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi mëson se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur prokurori nga prokuroria e Fierit, njësia anti-eksploziv dhe përfaqësues nga OST, Inspektoriati i Punës.
Po ashtu, mësohet se deputeti Çela dhe 41-vjecari Sokol Lumi që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirugjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vlen të theksohet se, incidenti i rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premte. Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.
Krahas deputetit Çela dhe 41-vjecari Sokol Lumi në Lushnjë janë të lënduarit Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Eriget Gorovelli dhe Ervis Sharka.
Top Channel