Melania Trump thueht se së fundmi se kishte dëshiruar që Donald Trump të turpërohej publikisht prej skandalit seksual me aktoren pornografike Stormy Daniels.
Një libër i ri nga Katie Rogers pretendon se dëshmitarët thonë se Melania Trump ishte e tërbuar me Donald Trump dhe donte që ai të merrte mësimin e duhur për tradhtinë bashkëshortore, por gjithsesi nuk donte që ndjenjat e saj të bëheshin publike.
Rogers mbështete në dëshminë e ish-sekretares së Shtëpisë së bardhë Stephanie Grisham për librin me titull: “Gruaja amerikane: Transformimi modern i zonjës së parë të SHBA”.
“Mendoj se ajo ishte e tërbuar me Trump dhe donte që ai të turpërohej për veprimet e tij”, thotë Grisham, e cila ka udhëtuar shpesh me Melania asokohe, shkruan revista People që zotëron një kopje të librit.
Rogers shton gjithashtu se ish-drejtuesja e komunikimeve i kishte thënë, “Zonja e parë kërkon t’ia komunikojë zemërimin e saj presidentit.”
Melania nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave për komente.
44 vjeçarja Daniels, ka akuzuar më parë 77 vjeçarin Donald, se e ka paguar $130,000 për të heshtur mbi aferën e tyre, pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016.
Pornostarja thotë se manjati i pronave kishte tradhtuar Melania duke shkuar me të rreth një vit pas martesës, dhe ndoshta kur modelja sllovene priste fëmijën e parë të çiftit.
Michael Cohen, avokati i Trump Organization, besohet se kreu pagesën me Daniels.
Donald trump refuzon tashmë akuzat si një tentativë zhvatjeje por 57 vjeçari Cohen, pranoio në vitin 2018 akuzat e shkeljes së ligjeve federale dhe u dënua me tre vjet burg, shkruan ThePost.
Në 2020, ish-mikesha dhe këshilltarja e Melania, Stephanie Winston Wolkoff, publikoi një regjistrim ku ish-zonja e aprë fliste keq për Daniels.
“Fotografja Annie Leibovitz xhironte atë prostitutën Daniels dhe ajo do të dalë në revistë në shtator ose tetor”, thotë ajo në regjistrim”, thotë Melania.
Kur Wolkoff, 53 pyeti “Ç’do të thuash ajo e xhiroi prostitutën?,” 53 vjeçarja iu përgjigj: “Atë, Stormy.”
Ndërsa vjet Wolkoff tha në media se Melania jeton në një “kullë të fildishtë mohimi” dhe vetëm shpreson se skandali i Stormy Daniels do të fshihet nën qilim.
Kohët e fundit Melania e Donald janë parë së bashku në funeralin e nënës së Melania.
Mediat thonë se tashmë ajo do të shpeshtojë paraqitjet publike para zgjedhjeve presidenciale të 2024 për t’u siguruar që burri i saj “të bëhet sërisht president.”
Top Channel