Kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës janë monument kulture të lënë në harresë.
Kjo ndërtesë ka më shumë se 200 vite që është ngritur dhe çdo vit vjen duke u rrënuar, pasi nuk ka patur mirëmbajtje.
Banorët e fshatit Dukat shprehen se të shumtë kanë qenë turistët që shkojnë për ta vizituar, por dhe vetë ata ndihem keq dhe të turpëruar t’i shoqërojnë në atë kullë që dikur ka qenë krenaria e tyre.
Malo Aliçkaj, banor i fshatit Dukat, shprehet se “kjo ndërtesë ka qenë krenaria e zonës për atë që ajo mbart, por të vjen keq kur e shikon në këtë gjendje të shkatërruar”.
Çatia e kullës ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe për të hipur në të rrezikon jetën pasi dërrasat janë kalbur dhe nuk ekziston më as porta hyrëse, që dikur ishte shumë e bukur dhe prezantimi i parë për turistët.
Top Channel