Kampionati Evropian i Debatit/ Shqipëria u përfaqësua nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan

02/03/2024 17:22

Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan përfaqësoi Shqipërinë, e cila merrte pjesë për herë të parë, në Kampionatin Evropian të Debatit, i financuar nga Bashkimi Europian dhe International Debate Education Association.

35 skuadra të rinjsh nga e gjithë Europa debatuan mbi Euroskepticizmin dhe Procesin e Bolonjës.

Tre të rinjtë shqiptarë, jo vetëm konkurruan fort, por edhe fituan në dy debate.

Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” i Elbasanit u përfaqësua nga nxënësit Alba Lloshi, Suela Palluqi dhe Klaud Feçi duke fituar debatin kombëtar 2023 mes të gjithë gjimnazeve të vendit. Kjo eksperiencë i vuri të rinjtë përballë një konkurence dhe sfide të fortë.

“European Schools Debating Championship” synon të fuqizojë të rinjtë që të bëhen qytetarë aktivë dhe të informuar, mendimtarë kritikë, pavarësisht se nga janë dhe çfarë bëjnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA