Në Milot është konstatuar një subjekt, i cili gërryente shtratin e lumit Mat në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që merreshin me punën.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Riverside” janë arrestuar dy persona të punësuar në këtë subjekt, ndërsa në kërkim administratori i subjektit dhe një punonjës.
Pasi u ushtrua kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit B. A., nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.
Në pranga u vunë 57-vjeçari R. Sh., dhe 59-vjeçari A. D., të dy banues në Milot. Në kërkim janë administratori 58-vjeçari B. A., banues në Milot, si dhe një punonjës, 60-vjeçari P. T., banues në Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel