Banorët e Kukësit dhe Hasit zgjohen me dëborë, në disa zona nuk ka energji elektrike
23/11 09:02
Një episod i papranueshëm është regjistruar në Bundesliga 2. Dueli i mbijetesës, Hansa Rostock-Kaiserslautern u mbyll 0-3 për skuadrën udhëtuese.
Ragnar Ache ishte heroi i Kaiserslauternit me tre gola të shënuar, ndërkohë që pasi realizoi të tretin u përball me sulmin e një tifozi vendas.
Një nga ultrasit e Hansës zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin.
Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe e larguan tifozin agresor, i cili pritet t’i thotë lamtumirë stadiumeve gjermane pas këtij gjesti.
Top Channel