U pezullua se kishte përdorur aplikacionin “SKY”, gazetarja zbulon fatin e oficerit të Gardës që u ‘vetëdeklarua’: Nuk e kishte…

01/03/2024 13:41

Është rikthyer në detyrë oficeri i Gardës së Republikës, i cili disa ditë më parë u pezullua nga detyra, pasi deklaroi se kishte përdorur aplikacionin “SKY”.

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se oficeri i Gardës nuk e ka kuptuar saktë se si duhej të aplikonte dhe përgjigjej në formularin që iu dorëzua efektivëve, për të deklaruar nëse e kishin përdorur ndonjë herë apo jo këtë aplikacion.

“Nga verifikimet e fundit ka rezultuar se nuk ka asnjë oficer të Policisë apo Gardës që ka pranuar se ka përdorur aplikacionin. Ishte vetëm një oficer Garde që ka pranuar se kishte përdorur aplikacionin SKY, por më pas është verifikuar se nuk e kishte kuptuar në mënyrën e duhur se si duhej të rrëfente nëse e kishte përdorur apo jo. Pasi qëndroi disa ditë i pezulluar nga detyra është rikthyer, sepse nuk është verifikuar se e ka përdorur këtë aplikacion”, raportoi gazetarja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA