Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u dënua me një vit e katër muaj burg, pasi u shpall fajtor për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun”
Frrokajt i ndalohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.
Sokol Toma, dënohet me një vit burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi me burg pezullohet dhe vihet në provë për një periudhë kohe prej dy vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
Gjykimi pushohet për Bledar Carën, pasi rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjykimi pushohet edhe për Juxhina Memën.
Me gjykim të shkurtuar, Gjovalin Marku, vihet në periudhë prove për dy vite dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. Me të njëjtën procedurë, u gjykua edhe Adiona Martini.
Gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive në Lezhë, që dyshohet se janë përftuar në mënyrë të jashtëligjshme:
-Pasuria e paluajtshme nr. 5/5, vol, 22, fq. 21, ZK 1986, me sipërfaqe 8000 m2, me vendodhje Lezhë;
-Pasuria e paluajtshme nr. 2/50, vol, 24, fq. 28, ZK 1987, me sipërfaqe 1148 m2, me vendodhje Lezhë;
-Pasuria e paluajtshme nr. 821/30, vol, 6, fq. 141, ZK 2568, me sipërfaqe 27.009.80 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
-Pasuria e paluajtshme nr. 821/28, vol, 6, fq. 139, ZK 2568, me sipërfaqe 30.663.70 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
Top Channel