Qarkullonin në rrugë me armë zjarri dhe tentuan t’i fshihnin kur panë policinë, arrestohen dy vëllezër dhe shoku i tyre

01/03/2024 13:01

Tre persona janë arrestuar në Fier pasi qarkullonin në rrugë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin në fshatin Fermë Çlirim, ku sapo panë policinë, kanë tentuar të fshihnin armët.

Të arrestuarit janë vëllezërit R.K 25 vjeç dhe B.K 24 vjeç dhe një 50-vjeçar B.A të tre banues në fshatin Sualj të Fierit. Ata tentuan të fshihnin armët në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen, pasi u kapën nga policia

2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel