Këto janë pamjet nga magazina ku ndodhi shpërthimi pasditen e sotme, me bilancin një i vdekur dhe 6 të plagosur.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Linja që kalonte mbi magazinë është mbi 5 mijë volt.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA