![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Fitore e vuajtur e Milanit përballë Lazios në “San Siro” në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Serisë A.
Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të.
Pikërisht për shkak të këtij episodi Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos.
Prishja e ekuilibrave në fushë ndikoi në rritjen e presionit të “Djallit”, që arriti të shënonte me Leaon, por për fatin e bardhekaltërve portugezi ishte në pozicion jashtë loje për çështje centimetrash./ Super Sport
Top Channel