“Kishte braktisur babanë dhe u kthye për të vrarë personin që u kujdes për të”, avokati për krimin e rëndë në Korçë: Atoritetet do e kenë të vështirë të gjejnë…

01/03/2024 09:01

Dy jetë humbën rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të mërkurës në qytetin e Korçës. Në lagjen nr. 18, në rrugën “Koço Golniku” të qytetit juglindor, 61-vjeçari Ilio Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine, më pas me të njëjtën armë i dha fund edhe jetës së tij.

Emiljano Pine, i cili njihej dhe me identitetin Jorgo Prifti në Korçë, humbi jetën gjatë transportimit për në Spitalin Rajonal të qytetit. Arsyeja për ngjarjen e rëndë ishte një mosmarrëveshje për një banesë, në të cilën bashkëjetonin prindërit e të dy viktimave. Sipas informacioneve të bëra publike në media, babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetueses, Emiliano Pines. Por ky vendim nuk u pranua nga 61-vjeçari, i cili mori jetën e Emiljanos dhe jetën e tij.

I ftuar në studion e “Shqipëria Live” ka qenë avkati Gentjan Serjani i cili shprehet se ky ka qenë një krim i paramenduar, duke patur parasysh që e qëlloi në kokë dhe shanset për mbijetesë janë të pakta. Gjithashtu avokati shprehet se do jetë e vështirë që autoritetet të gjejnë armën që ka kryer krimin, pasi mund ta ketë blerë dhe në Greqi, ku ai jetonte.

Arjon Muça: E thërret jashtë një lokali dhe e godet me 3-4 plumba pistolete. Mund të ketë patur një konflik paraprak ndoshta në telefon, që mund të ketë zgjatur?

Gentjan Serjani: Ai ka ardhur nga Greqia me paramendimin që do e bëj këtë akt. Edhe mënyra se si e ka goditur në kokë, që nuk ka shanse të shpëtosh, do të thotë që ka ardhur me paramendim për ta eliminuar. Ndërkohë që duhet të vinte dhe ta falënderonte që e kishte pranuar babanë e tij në banesë. Përsa i përket hetimeve të mëtejshme si e ka siguruar armën etj, do jetë e vështirë për organin e prokurorisë për të gjetur këto informacione. Por ne do shohim se shumë shpejt do pushojë si çështje, do mbyllet si akuzë sepse personi që ka kryer ngjarjen ndërroi jetë dhe jemi në një situatë ku nuk mund të vazhdojë më hetimi.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA