Fshehje të ardhurash, shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohen tre persona në Shqipëri, një në Spanjë

01/03/2024 10:52

Katër persona të dënuar apo akuzuar nga autoritetet shqiptare dhe spanjolle për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje droge dhe fshehje të ardhurat janë ekstraduar.

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike kanabis/

Njazi Kulla, 28 vjeç u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim.

Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA