Bayerni ndalet nga Freiburgu, “Aspirinave” u bëhet “autostradë” rruga drejt titullit historik

01/03/2024 22:46

Bayerni i Mynihut duket i dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesligës.

Mbajtësit e trofeut në 11 sezonet e fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freigurgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”) duhet të fitojnë në fushën e Kolnit.

Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë. Një barazim që nuk I bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore./ Super Sport

Top Channel