Tre shtetas të huaj janë vënë nën hetim pasi anija që kanë nën përgjegjësi ka ndotur ujërat e akuariumit në Portin e Durrësit. Shkak për këtë ndotje u bën një defekt në këtë anije.

Personat nën hetim për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, janë 48-vjeçari P.L nga Rusia, 35-vjeçari A.S nga Rumania dhe 63-vjeçari V.F nga Rusia.

Procedimi penal për këta shtetas nisi sepse nga verifikimet rezultoi se ndotja e ujërave ishte shkaktuar nga çarja e tubit të presionit të vajit, të anijes tregtare, në të cilën shtetasi P. L. është kapiten, shtetasi A. S. është kryemekanik, ndërsa shtetasi V. F. është mekanik i dytë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA