Një organizatë kriminale që merrej me mashtrimet e TVSH-së u shkatërrua nga autoritetet gjermane
Operiacioni i drejtuar nga Zyra e Prokurorit Publik Europian u shtri në 17 vende europiane, përfshirë dhe Shqipërinë, ku hetimet u ndoqën nga ana e SPAK për veprën penale “Evazion Fiskak”. Në vendin tonë u kryen 5 kontrolle ambientesh, ku u sekuestruan pajisje të ndryshme elektronike si aparate telefonike, laptop, dhe USB, ndërsa u morën në pyetje dhe disa persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sipas njoftimit të zyrës së prokurorit publik europian në total, u arrestuan 14 persona, ndërsa u kryen më shumë se 180 kontrolle. Organizata kriminale, me seli në Gjermani, besohet se orkestroi një mashtrim masiv përmes shitjes së telefonave inteligjentë, pajisjeve elektronike si dhe maskave mbrojtëse për fytyrën në vende të ndryshme europiane.
Këto aktivitete janë kryer përmes krijimit të faturave fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale. Hetimi zbuloi se organizatorët e dyshuar krijuan skema mashtrimi që nga vitit 2017 duke përfituar shuma të mëdha parash. Në kohën e pandemisë, po ashtu ata hynë në treg duke shitur maskat mbrojtëse të fytyrës, të cilat sipas dokumenteve vinin nga Hong Kongu por në të vërtetë ishin në një magazinë në Gjermani.
Gjatës aksionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha telefonash inteligjentë, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro, një jaht me vlerë 3 milionë euro si dhe 1.2 milionë euro dhe kriptomonedha, përfshirë këtu dhe disa makina, ora luksoze dhe 2.5 kilogram ar.
Top Channel