Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA