Sherr mes katër vëllezërve në Vlorë pranë xhamisë, pas përleshjes përfundojnë në Komisariat
01/03/2024 17:05
Një sherr mes vëllezërve ka ndodhur në Vlorë.
Rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel