Babai humbi jetën, i biri në gjendje të rëndë. Në momentin e shpërthimit ishin bashkë në vinç! Gabimi që shkaktoi tragjedinë në Lushnjë

01/03/2024 17:48

Një nga të plagosurit e shpërthimit të fortë në magazinën në Lushnjë është edhe djali i viktimës, Roland Hoxha.

Sipas burimeve, djali është futur në intubim sepse ka pësuar djegjie të rëndë në pjesën e fytyrës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në momentin e shpërthimit ka qenë në vinç me të atin.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku në një kapanon në ndërtim gjatë punës, viktima duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

 

Top Channel