Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja kriminale në Korçë, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas qëlloi veten.
Një ditë pas vrasjes, për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule një prej banorëve të lagjes është shprehur se Emiljano ishte djalë i shkëlqyer dhe nëna e tij mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh.
“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”- tha njëri prej banorëve.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Top Channel