Sassuolo mendon për një “gjeneral” në stol, dyshen shqiptare e trajnon legjenda e Milan

29/02/2024 13:38

Sassuolo është në një moment tejet të vështirë të sezonit me skuadrën që rrezikon seriozisht rënien në Serie B.

Klubi ku aktivizohen edhe dy lojtarët e kombëtares, Marash Kumbulla e Nedim Bajrami, mbylli bashkëpunimin para disa ditësh me teknikun Alessio Dionisi.

Aktualisht, skuadra ka kaluar në drejtimin e Emiliano Bigica, por disfata e fundit 1-6 ndaj Napolit në shtëpi tregoi se situata nuk ka ndryshuar dhe se drejtuesit duhet të mendojnë për trajnerin e ri sa më shpejt.
Së fundmi, mediat italiane theksojnë se Gennaro Gattuso është emri më i përfolur në shtëpinë e Sassuolos.

Gattuso u shkarkua nga Marseille, por duket se është gati të nisë menjëherë aventurën e radhës me misionin për të shpëtuar sezonin e Sassuolos. Sakaq, emra të tjerë në listën e Frosinones janë edhe Ballardini apo Grosso.

Top Channel